QIKSH Xhamia e Gjelbër - Seevetal
Në Seevetal – Meckelfeld, në Gjermani po ndërtohet një xhami e re. Në një truall prej 1662 m2 ndërtojmë një xhami mbresëlënëse dhe moderne me afër 500 m2 hapësirë të shfrytëzueshme që do t’i plotësojë të gjitha nevojat e besimtarëve të kësaj zone. Vëlla i dashur, motër e nderuar, sot na duhet ndihma jote, që së bashku të ndërtojmë një xhami, një fole për ta jetësuar fenë, për t’i forcuar lidhjet mes nesh dhe për ta ruajtur identitetin tonë fetar dhe kombëtar.
Kush ndërton një xhami për Allahun, qoftë edhe sa një fole thëllëze, Allahu do t'i ndërtojë një shtëpi në xhennet." Transmeton Ibn Ebi Shejbe, Bejhekiu dhe Taberaniu
👇 Këtu mund të bëni Sadaqa Jariyah tuaj.👇
Dhuro online përmes PayPal:
Mit PayPal spenden
Ose me transfer bankar:
Transfer bankar:
Kontoinhaber: Islamisch-Albanischer Kulturverein IAKV Seevetal IBAN: DE24 2005 0550 1506 3753 59 Institut: Hamburger Sparkasse AG BIC: HASPDEHHXXX Verwendusngzweck: Moscheeneubau
Qendra Islame Kulturore Shqiptare (QKISH) Seevetal e.V.
Qendra Islame Kulturore Shqiptare – Seevetal, është një xhami dhe vatër e ruajtjes së vlerave islame dhe kulturës shqiptare, që gjendet në Komunën e Seevetalit në zonën metropolitane të Hamburgut në Gjermani. E themeluar si rezultat i nevojës së madhe të besimtarëve muslimanë shqiptarë të rrethinës për një qendër që do ta organizonte jetën e tyre fetare dhe shoqërore këtu në Gjermani, qendra numëron sot mbi 800 anëtarë të cilëve u shërben. Aktualisht qendra jonë vepron në rrugën Mattenmoorstraße në Meckelfeld të komunës Seevetalit në hapësira me qira, por numri i shtuar i anëtarëve si dhe nevoja për hapësira më të mëdha dhe më të përshtatshme e bëri të patjetërsueshme marrjen e iniciativës për të nderuar një xhami nga themeli. Ëndrra e ndërtimit të një xhamie nga themeli po realizohet tashmë dalë nga dalë. Pas dhurimit të vendit dhe marrjes së lejes tashmë po fillojmë ndërtimin e xhamisë së re. SOT e ke edhe TI mundësinë që të bëhesh pjesë e kësaj ËNDRRE me kontributin tënd.
👇 Këtu mund të bëni Sadaqa Jariyah tuaj.👇
Dhuro online përmes PayPal:
Mit PayPal spenden
Ose me transfer bankar:
Transfer bankar:
Kontoinhaber: Islamisch-Albanischer Kulturverein IAKV Seevetal IBAN: DE24 2005 0550 1506 3753 59 Institut: Hamburger Sparkasse AG BIC: HASPDEHHXXX Verwendusngzweck: Moscheeneubau
Për më shumë se 230 familje dhe 800 anëtarë, 80 nxënës, dhjetëra të rinj e qindra të moshuar, po ndërtojmë një xhami që flet me gjuhën arkitektonike të kohës sonë: - Arkitekturë moderne, pa e humbur shpirtin e xhamisë (minare simbolike) - Një faltore e mbushur me dritë përmes kubes nga qelqi - Faltore të mëdha për burra dhe gra - Hapësira moderne për mësim dhe seminare për fëmijë dhe të rritur - Zyra dhe hapësira shoqërore - Xhami për të gjithë, me ashensor dhe hyrje për karroca - Abdesthane moderne etj. - Parkingje të mjaftueshme për të gjithë - Hapësirë për të luajtur fëmijët në oborr.
Procesi i dhurimit
1.
Çdo donacion ka vlerë!
Pasi të keni vendosur të mbështesni ndërtimin e xhamisë sonë të re me një minare në Seevetal, ju lutemi zgjidhni shumën që dëshironi të dhuroni. Shuma e donacionit tuaj është plotësisht në dorën tuaj. Shkruani shumën e zgjedhur në faqen tonë të sigurt të donacioneve dhe na ndihmoni të krijojmë një qendër të për brezat e rinj.
2.
Metoda e pagesës
Në hapin tjetër, do të keni në dispozicion disa metoda pagese. Zgjidhni opsionin që ju përshtatet më mirë për ta bërë donacionin tuaj në mënyrë të thjeshtë dhe të përshtatshme. Transparenca është shumë e rëndësishme për ne, prandaj ju garantojmë një proces të sigurt dhe të besueshëm për çdo donacion.
3.
Pranimi i donacionit
Sapo të pranohet donacioni juaj, do t’ju dërgojmë një konfirmim donacioni me e-mail.
Diese Website ist nicht Teil der Facebook-Website oder von Facebook Inc. Darüber hinaus wird diese Website in keiner Weise von Facebook unterstützt. Facebook ist eine Marke von Facebook, Inc. Wir verwenden auf dieser Website Remarketing-Pixel/Cookies von Google, um erneut mit den Besuchern unserer Website zu kommunizieren und sicherzustellen, dass wir sie in Zukunft mit relevanten Nachrichten und Informationen erreichen können. Google schaltet unsere Anzeigen auf Websites Dritter im Internet, um unsere Botschaft zu kommunizieren und die richtigen Personen zu erreichen, die in der Vergangenheit Interesse an unseren Informationen gezeigt haben